DYLON

Gjilani shënon 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve

Gjilani shënon 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Institucionet komunale të Gjilanit, të cilëve u kanë prirë nënkryetari Arbër Ismajlin dhe kryesuesja, Shpresa Kurteshi Emini, me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, kanë shënuar 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini, ka deklaruar se dëshmorët u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Ne si Komunë kemi qenë vazhdimisht mirënjohës për vepren heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit. Ata u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ne do të vazhdojmë t’i nderojmë dëshmorët dhe do të punojmë që amanetin e tyre ta çojmë në vend, që të jetojmë të bashkuar”, ka thënë Kurteshi Emini.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.