DYLON

Gjilani shënon 17-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 17-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit në varrezat e dëshmorëve. Me këtë rast, nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtorët komunalë, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, ndërkaq tha se heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Gjilanit u sakrifikuan për sjellë lirinë e popullit dhe mbrojtjen e vendit.

“Ata këtë vepër të shenjtë e bënë, jo për të sulmuar dikë, por për të garantuar lirinë e brezave që do të vinë edhe pas nesh. Vargu i shqiptarëve të rënë në luftën për liri, është shumë i gjatë dhe i vazhdueshëm deri në kulmim të organizimit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjaku i derdhur për liri, na obligon të gjithëve që të punojmë më shumë dhe më me ngulm në jetësimin e amanetit të tyre, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit”, ka deklaruar Kadriu. ​/2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.