DYLON

Gjilani shembull i respektimit të diversitetit fetar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Po vazhdojnë të mbahet takimet në mes të përfaqësuesve të bashkësive fetare në Gjilan, të cilat po mbahen me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Pas takimit të para një muaji në Bashkësinë Islame, sot është mbajtur takimi në “Don Bosko” me ftesë të Don Dominik Qerimit, në të cilin ka marrë pjesë përfaqësuesi i Komunës së Gjilanit, Halit Rexhepi, Naim Aliu nga Bashkësia Islame dhe Dragan Kojic nga Kisha Ortodokse serbe.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve fetare kanë vlerësuar se këto takime prodhojnë pozitivitet dhe afrojnë me njëri-tjetrin, duke vlerësuar se Gjilani përherë ka qenë shembull i tolerancës fetare.

Në takim është diskutuar, poashtu, për organizime të manifestimeve të përbashkëta në të ardhmen, gjithnjë në shërbimit të tolerancës dhe respektimit të diversitetit fetar. Takimi i radhës do të mbahet pas një muaji./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.