Nesër në shtëpi në Stadiumin e Qytetit në Therandë, Ballkani do të sfidohet nga skuadra e Gjilanit, të cilët nuk kanë humbje nga miqësoret e zhvilluara dhe po tregojnë formë të konsoliduar.
Skuadra nga Theranda, Kf.Ballkani e drejtuar nga trajneri, Ismet Munishi ka zhvilluar gjashtë ndeshje miqësore, ku ende nuk e di se çka është humbja. Ballkani ka marrë katër fitore dhe ka barazuar në dy takime të tjera.
Të mërkurën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Therandë, Ismet Munishi me skuadrën e tij janë nikoqir të kuqve nga Gjilani.
Ndërkohë miqësorja tjetër do të zhvillohet gjithashtu në Therandë, por do të luhet të shtunën kundër Ramiz Sadikut nga Prishtina.