DYLON

Gjilani së shpejti nis investimet në ndërtim të infrastrukturës në lagjen “Porodin”

Gjilani së shpejti nis investimet në ndërtim të infrastrukturës në lagjen “Porodin”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se së shpejti do të nisin punimet për investimin e rrjetit të të ujërave të zeza dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në lagjen “Porodin”, me një kosto prej mbi 570 mijë euro të cilat parashihen me kontratën e nënshkruar gjatë ditës së sotme.

Haziri ka thënë se mjetet e investimit në këtë lagje janë 300 mijë euro nga granti i performancës që Komuna e Gjilanit ka fituar nga bashkëpunimi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-it, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve prej mbi 170 mijë euro e ndan Komuna e Gjilanit nga buxheti i vet.

Kryetari Haziri ka thënë, gjithashtu, se kjo ishte lagja me gjendjen më të vështirë në komunën e Gjilanit, mirëpo sipas tij, me investimin e rrjetit të ujësjellësit në fazën e mëhershme dhe në këtë fazë me investimin e këtij projekti, do të bëhet një lagje e kompletuar me infrastrukturën publike.

EkoHigjiena

Ai tha se do të vazhdohet me dinamikë të shtuar në kuadër të trajtimit të të gjitha lagjeve e fshatrave të Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.