DYLON

Gjilani rikthen mesfushorin e talentuar Qëndrim Dautaj

Gjilani rikthen mesfushorin e talentuar Qëndrim Dautaj
Avatar photo Elife Sherifi

SC Gjilani ka vazhduar me përforcime cilësore për edicionin e ri. Skuadra ka zyrtarizuar edhe mesfushorin e Ferizajt, Qëndrim Dautaj.

Në fakt për Dautajn është një rikthim te Gjilani, pasi para disa viteve ishte pjesë e klubit gjilanas për një edicion.

Gjatë edicionit të kaluar, Qëndrim Dautaj tek Ferizaji i shënoi 6 gola dhe i realizoi 4 asistime, me ç’rast ishte dhe ndër mesfushorët më produktivë në Ipko Superligën e Kosovës.

EkoHigjiena

Postimi i plot i SC Gjilanit:

Gjilani nënshkruan me mesfushorin Qëndrim Dautaj

Gjilan, 26 Qershor-Qëndrim Dautaj është futbollisti më i ri i Gjilanit.Dautaj emër i njohur në futbollin kosovar, në Gjilan vie pas një edicioni të kaluar tek KF Ferizaji.

Në fakt për Dautajn është një rikthim në skuadrën e Gjilanit, pasi ai para disa edicioneve ishte pjesë e Gjilanit, ku për një stinor kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit kuq e bardh të Gjilanit.

Qëndrim Dautaj, i lindur në Deçan karrieren e tijë e nisi në vendlindje me skuadrën e Deçanit ku dhe u afirmua në futbollin e Kosovës.Paraqitjet në futbollin kosovar, Dautaj i vazhdoi edhe për disa skuadra të ndryshme sikurse ajo e Besës së Pejës, Flamurtarit, Llapit e Ferizajit, skuadër nga e cila u transferua në ekipin e Gjilanit.

Pas disa problemeve shendetesore ku u penalizua nga disa dëmtime, mesfushori Dautaj rikthimin e formës se tijë e bëri me skuadrën e Ferizajit, që në “sprintin” final të kampionatit ishte lojtari kyq i ferizajasëve në fitoret, ku i siguruan mbijetesen në Superligë.

Gjatë edicionit të kaluar, Qëndrim Dautaj tek Ferizaji i shënoi 6 gola dhe i realizoi 4 asistime, me ç’rast ishte dhe ndër mesfushorët më produktivë në Ipko Superligën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.