DYLON

Gjilani rikonfirmon bashkëpunimin e mirë me OSBE-në edhe në të ardhmen

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nënkryetari i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, kanë pritur sot në takim Lejla Helic – zyrtare e lartë pranë zyrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan si dhe Francesca Damiani, zyrtare e re pran ekipit komunal të Gjilanit nga radhët e OSBE-së, e cila e monitoron Komunën.

Nënkryetari Kadriu e shefi i Kabinetit Ismajli së i uruan mirëseardhje zonjës Damiani, ndërsa kanë folur për bashkëpunimin e mirë që vazhdimisht e Komuna e ka pasur me OSBE-në, duke i garantuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje.

EkoHigjiena

Nga ana e saj, Francesca Damiani, zyrtare e re pran ekipit komunal të Gjilanit në radhët e OSBE-së, ka falënderuar Kadriun e Ismajli për pritjen, ndërsa ka thënë se meqë vije nga institucionet lokale në Romë, do të mundohet ta sjell përvojën e saj në Gjilan, gjithnjë në të mirë të qytetarëve këtu./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.