Shkruan: Valentina Bunjaku- Rexhepi
(2LONLINE) -Gjilani, është qyteti im lindjes dhe përkushtimi për të më bënë ta dua prore. Të gjithë ata që frymojnë me këtë dashuri për Gjilani, s’do mend se mund ta vërejnë qeverisjen me verdikt të Lutfi Hazirit, i cili me 26 mijë vota, gjatë do të mbahet në mend si kryetari më i votuar në Gjilan.
Unë nuk dua të mos e ngrit qështjen e besimit të dhënë nga votuesit, si njëra këshilltaret më të votuara në vend, dhe ratifikimin e këtij besimi që më bëri Kryetari Haziri, që unë të zgjedhem Kryesuese e Asamblesë komunale.
Kultura politike prej një lideri të Lufti Hazirit, të mbështesë dhe avancojë femrën në vendim marrje, është frymë e filozofisë politike të liderit shpirtëror Presidentit Ibrahim Rugova. Është ky pra kryetari Lutfi Haziri, që Akademik Sabri Hamiti e quajti “Njerin nga përfaqësuesit më besnik të shkollës politike të Ibrahim Rugovës”, ndërkaq Akademi Isa Mustafa, kryetar i LDK-së e tha se “Lutfi Haziri, dhe përvojat e tija pozitive të fitores në Gjilan, do të jenë model të qeverisjes në degë dhe komuna të tjera të Kosovës”.
100 qeverisje të LDK-së në Gjilan, janë vetëm ratifikim i një koncepti të ri qeverisës, që frymon dhe beson në prioritetet e qytetarëve, dhe ky besim, tashmë ka nisë të lëshojë rrënjët për të dhënë frutat për vitet e qeverisjes në të ardhmen.
Ne po dëshmojmë çdo ditë, me kursime të parasë publike, me kulturë politike pro aktive për qytetarët, se qeverisja jonë është vetëm servis për shërbimet qytetare.
Qeverisja jonë komunale në krye me Lutfi Haziri, është zotuar të kthejë dinjitetin e një Gjilani qendër të mikro-regjionit, të një Gjilani Qytet të Paqes, të shpallur edhe Këshilli i Bashkësisë Evropiane.
Angazhimet tona do të kulmojnë me një konference ndërkombëtarë të donatorëve ku presim të fokusohen dhe të gjendet përkrahjet për projektet me rëndësi për mirëqenien qytetare.
LDK shpreh, bindjen dhe besimin, përkushtimin dhe gatishmërinë, që të jetë një lokomotive e një Gjilani, në të cilën ja vlen të jetohet, dhe të besohet në ardhmërinë dhe perspektivën e zhvillimit të saj!
Në po punojmë çdo ditë që jeta në Gjilan, të na bëjë krenar! /2lonline/
Autorja është
Kryesuese e Asamblesë Komunale në Gjilan