DYLON

Gjilani pritet të bëhet me palestër të karatesë

Gjilani pritet të bëhet me palestër të karatesë
Avatar photo Redaksia

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Në takim ishin edhe drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës, kryetari Besart Baruti dhe sekretari i përgjithshëm, Nazmi Gashi.

Palët kanë diskutuar për ndërtimin e palestrës së karatesë në qytetin e Gjilanit, për të cilën është pajtuar edhe kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Pikërisht karateja është njëri prej sporteve më të suksesshme në Gjilan. Betim Maliqi e Elhami Shabani, medalist evropian, si dhe Fortesa Orana e Vlera Qerimi, që po ashtu kanë medalje evropiane, por në ekiopre, vijnë pikërisht nga ky qytet.

Presidenti Krasniqi, duke falënderuar kryetarin Hyseni, për mbështetjen që po i bënë sportit, i shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për bashkëpunim në këtë projekt, por edhe në projekte tjera në interes të zhvillimit të sportit.

Kryetari Hyseni duke falënderuar presidentin Krasniqi për pritjen, shprehu përkushtimin e tij dhe të komunës për ndërtimin e kësaj palestre, që do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë dhe masivizimit të këtij sporti në Gjilan, dhe jo vetëm.

Një temë tjetër e diskutimit ishin edhe Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, ku Gjilani është një prej komunave përfituese, në të cilën pritet të zhvillohen garat. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.