DYLON

Gjilani prezanton projektet në kuadër të Agjendës së Gjelbër

Gjilani prezanton projektet në kuadër të Agjendës së Gjelbër
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje”.

Në fjalën e tij, nënkryetari Sadiku theksoi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për zhvillimin e qëndrueshëm dhe prezantoi disa nga projektet e realizuara dhe ato që janë në proces nga Komuna e Gjilanit, përfshirë:

EkoHigjiena

Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza; Masat e efiçiencës së energjisë në objektet publike; Krijimin e parqeve dhe hapësirave të reja të gjelbra.

Sipas tij, këto projekte ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit, rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e objektivave të Agjendës së Gjelbër.

“Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kontribuojnë në një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët”, ka thënë nënkryetari Arianit Sadiku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.