Gjilani pret Feronikelin, Drita në Suharekë, mysafire e Ballkanit

Sot zhvillohen disa prej ndeshjeve të javës së 21-të të Ipko Superligës në futboll, e dy skuadrat gjilanase, Drita e Gjilani kërkojnë pikët e reja.

Skuadra e Gjilanit takimin e kësaj xhiroje e zhvillon si vendës, ku në ora 13:00, në stadiumin e Gjilanit do ta nis ballafaqimin me skuadrën e Feronikelit, ndërsa Drita udhëton në Suharekë, për “gjah” të plotë, në një ballafaqim me Ballkanin, liderin aktual të Superligës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Kur jemi te skuadra kuq e bardh, ajo do ta gostisë Feronikelin, ekipin nga Drenasi. Drejtuesit e klubit besojnë në një fitore dhe se të tria pikët do të ngelin në Gjilan. Aktualisht Gjilani mban pozitën e tretë në tabelë me 38 pikë, tri më pakë se vendi i parë.

Përballja e e sotshme e vlefshme për javën e 21-të kampionale, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 13:00. Vlen të theksohet se takimi i sotshëm ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit, do të jetë pa pagesë për tifozët.

Ndërsa, kur jemi te skuadra e Dritës, drejtuesit e këtij klubi bardh e kaltër thonë se ekipi ka udhëtuar i kompletuar dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu për këtë takim që vlerësohet si tejet i rëndësishëm, transmeton 2LONLINE.com.

Skuadra e Dritës i hyn këtij ballafaqimi pas një serie të mirë prej tri fitoreve radhazi. Fitorja eventuale e bardh e kaltërve do të bënte që ajo të ulej në “fron” të tabelës së klasifikimit.

Aktualisht ajo ka 40 pikë, një më pak se lideri, pikërisht skuadra nga Suhareka, Ballkani, me të cilën do të përballet sot.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim nga ora 13:00.

KOMENTE