DYLON

Gjilani pranon një respirator nga dr. Gazmend Boshnjaku për nevoja të pacientëve në QKMF

Gjilani pranon një respirator nga dr. Gazmend Boshnjaku për nevoja të pacientëve në QKMF
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismajli dhe drejtori i QKMF-së, dr. Fejzulla Berisha, kanë pranuar donacion një respirator nga dr. Gazmend Boshnjaku nga Gjakova.

“Ky respirator ka qenë i domosdoshëm, sidomos në kohën e pandemisë dhe emergjencave. Ndihma në ditë të vështira është më e vlerësuara gjithmonë dhe në emër të qytetarëve ju falënderojmë shumë”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Kurse, dr. Gazmend Boshnjaku ka kërkuar nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që në këtë kohë pandemie të ndihmojnë njerëzit e institucionet me mundësitë e tyre.

EkoHigjiena

“Nuk është ndonjë ndihmë shumë e madhe, por besoj që do t’i ndihmojë QKMF’së. Është terapi që i jepet çdo pacienti me probleme respiratore, është aparat i përshtatshëm dhe më vjen mirë që ia kam sjell Gjilanit”, ka thënë ai.

Fjalë falënderimi në këtë ngjarje pati edhe drejtorit i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, dr. Fejzulla Berisha, i cili theksoi se kjo pajisje do t’iu shërbej shumë për nevoja të pacientëve.