• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Gjilani pranon nga Rotarianët një donacion me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor

Redaksia 2LONLINE 15 Mars, 2022 2 min
 Gjilani pranon nga Rotarianët një donacion me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan ka pranuar të martën një donacion me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor, nga Rotary Klub Gjilani, i cili e kap vlerën e afro 2300 dollarësh.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, ka shprehur falënderim për Rotary Klub Gjilani për këtë donacion për stafin shëndetësor, duke shfaqur shpresën e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Drejtoresha e QKMF-së, Dr. Arbenita Hajdari, ka thënë se donacionet e tilla janë të mirëseardhura sidomos tani kur janë rritur nevojat për material të punës.

Ajo tha se ky donacion përfiton edhe stafi shëndetësor për një punë më të lehtë, sikurse edhe pacientët për shërbime sa më të mira.

Ndërkaq, kryetari i Rotary Klub Gjilani, Fatmir Latifaj, theksoi se me këtë donacion janë siguruar paketa me pajisje mbrojtëse për stafin mjekësorë dhe materiale tjera ndihmëse që përmban produkte si: maska kirurgjikale për fytyrën (3 palëshe), maska FFP2 – K95, syze mbrojtëse, doreza nitrile ekzaminuese dhe medicinale, alkool për dezinfektim, termometër balli me rreze infra të kuqe,  puls oksimeter si dhe shtroja për pacient një përdorimesh.

Falënderim për këtë donacion në kohë pandemie për Rotarianët ka shprehur edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan, Aurorë Osmani Buca. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan Komuna QKMF Rotary Klub Gjilani
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti

9 Gusht, 2022

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunal

9 Gusht, 2022

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022

Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy Qeverive për hekurudhën, kërkohet të jetë me dy linja

9 Gusht, 2022

Turneu ‘’Rogana 2022’’, ka përfunduar me shpalljen kampion të ekipit ‘’Muhaxherët’’

9 Gusht, 2022

Në fshatin Koretin mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023

8 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com