• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Gjilani po trajton rastin e fundit me Covid-19, po krijohet lista e kontakteve për parandalim

Redaksia 2LONLINE 8 Prill, 2020 2 min
 Gjilani po trajton rastin e fundit me Covid-19, po krijohet lista e kontakteve për parandalim

Është mbajtur sot takimi i Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit, me përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe rajonale për menaxhimin e pandemisë Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli.

Ekipet nga shëndetësia primare, ajo regjionale, pastaj Qendra Rajonale e Shendetit Publik, Policia e Kosovës dhe ekipi komunal për menaxhimin e emergjencave, është duke mbledhur listën e kontakteve dhe të gjithë ata që kanë kontaktuar me rastin e mbrëmshëm, janë futur në vetizolim për dy javët e ardhshme.

​Në këtë takim është konfirmuar se rasti i cili ka simptomat e Covid-19, është në kontakt të vazhdueshëm nga ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan dhe në bazë të masave preventive, janë duke u mbledhur informacionet për kontaktet e tij në mnyrë që gjithcka të hetë nën kontroll.

Përgjithësisht, gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend që qytetarët të shqetësohen, por apeli është që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetëpërmbahen, sepse mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël.

“Lusim shumë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të qëndrojnë në shtëpi, sepse daljet e panevojshme nga shtëpia janë rrezik për infektim me Covid-19, por njëkohësisht edhe infektim të anëtarëve të familjes, që më pas edhe mund të ketë pasoja në shëndetin e tyre. Mos u bëni shkaktarë që virusin ta merrni nga jashtë e ta sillni në familjet tuaja. Familja është e shenjtë, është qëliza dhe shtylla e shtetit, prandaj ju lutem mbrojeni atë duke qëndruar në shtëpi dhe me kujdes maksimal”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Etiketa:aktuale COVID 19 Gjilan nënkryetarit Arbër Ismajli pandemi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Opinion

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Hidromorava me njoftim rreth cilësisë së ujit

28 Janar, 2023

Tryezë ku u promovua libri i ri “Rrokjesorë magjikë 4X4” i Zijadin Hasanit dhe u fol për rëndësinë e enigmatikës

28 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com