DYLON

Gjilani po i vazhdon përgatitjet, të shtunën e pret një miqësore

Gjilani po i vazhdon përgatitjet, të shtunën e pret një miqësore
Avatar photo Redaksia

Skuadra e futbollit, SC Gjilani po i vazhdon përgatitjet, ndërsa të shtunën atë e pret miqësorja kundër Vushtrrisë, bëjnë të ditur drejtuesit e klubit, përmes faqes së tyre zyrtare në FB.

Skuadra kuq e bardh në vazhdën e përgatitjeve, ndër tjerash, në program kishte edhe stërvitjen në palestër. Përndryshe, ekipi po drejtohet nga kryetrajneri Sadat Pajaziti me ndihmësit Hysenin e Ajdinin.

Bëhet e ditur se gjendja e lojtarëve është stabile, ata po stërviten dy herë në ditë për përgatitje sa më të mirë para fillimit të kampionatit.

EkoHigjiena

Ndërkohë, nesër, e shtunë, skuadrën gjilanase e pret një miqësore pasi do të luaj kundër Vushtrrisë

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, SC Gjilani ka aranzhuar ndeshje miqësore kundër Vushtrrisë, e cila luhet në stadiumin “Ferki Aliu” – Vushtrri dhe fillon në ora : 17:30, një rast i mirë për kuq e bardhit, për ta parë vetën, se në çfarë niveli aktualisht është performanca e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.