DYLON

Gjilani pjesëmarrës në Panairin ndërkombëtar “Investment Management Exhibition” në Zvicër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit në vazhdën e aktiviteteve të saja në synimin e përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Komunës do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtarë “Investment Management Exhibition” që do të mbahet në Zurich të Zvicrës nga data 19 Maj 2015 deri më 21 Maj 2015.

Komuna e Gjilanit do të shpalos projektet e saja që përfshijnë gjetjen e investitorëve për ri-planifikimin dhe ri-dizajnimin e objekteve komunale, ndërtimi objekteve banesore afariste dhe projekte rekreative për zhvillimin e turizmit në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Në këtë panair do të marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik Ismail Januzi.

Me këtë rast, në këtë panair Komuna e Gjilanit do të prezantojë me një shtand për prezantim profesional të projekteve komunale duke përshirë edhe video promovuese.

Komuna ka përgatitur një pako me materiale që do tu shpërndahet investitorëve potencial, e cila përfshinë katalogun, fletëpalosjes, kimikë dhe vazhdimisht do të prezantohet një video promovuese.

Për më tepër, kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të mbajë një prezantim mbi rëndësinë dhe potencialin për investime në Komunën tonë. Komuna e Gjilanit ka aplikuar edhe për Qytetin si model më i mirë, një çmim prestigjioz që jepet nga organizatorët dhe synimi, sipas kryetarit Haziri, është që të kthehen edhe me një sukses të radhës.

Me këtë panair, Komuna e Gjilanit shënon prezencën e saj në ngjarje me karaktere ndërkombëtarë dhe intensifikon përpjekjet e saja për një zhvillim sa më të mirë ekonomik për qytetarët e Gjilanit.

Komuna do të vazhdojë me projekte të tilla duke synuar gjithmonë që të jetë në shërbim të qytatarëve. /2L ONLINE/