DYLON

Gjilani, pjesëmarrës në konferencën “Strong Cities Network Global Summit”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas anëtarësimit të plotë në Rrjetin ndërkombëtar të Qyteteve me seli në Londër, Komuna e Gjilani po merr pjesë për herë të parë në konferencën “Strong Cities Network Global Summit”, e cila po mbahet në Antalia të Turqisë.

Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila po e përfaqëson Gjilanin në këtë konferencë, ka thënë se synimi është që përmes praktikuesve lokal, të parandalohet përhapja e ekstremizmit të dhunshëm.

EkoHigjiena

“Strong Cities Network Global Summit” synon që përmes praktikuesve lokal, të parandaloj përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm, të nxis dhe të frymëzoj qasjet në veprimtaritë e ndryshme në luftimin ndaj dhunës dhe për të respektuar të drejtat themelore të qytetarëve. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj konference”, është shprehur me këtë rast kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Në këtë ngjarje globale po merr pjesë edhe komandanti policisë në Gjilan, majori Remzi Azemi, sikurse edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Punimet e kësaj konference filluan me fjalën përshëndetëse të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, derisa në të po marrin pjesë mbi 100 kryetarë qytetesh dhe komunash nga e gjithë bota, për të diskutuar rreth rolit të qyteteve dhe komunave në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.