DYLON

Gjilani pëson nga Dukagjini

Gjilani pëson nga Dukagjini
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, përfshirë ndeshjen Gjilani- Dukagjini, që e ka fituar skuadra mysafire.

Skuadra e Dukagjinit arriti ta mposhtë Gjilanin me rezultat 2:0. Altin Mërlaku shënoi në minutën e 4-të me një gol nga gjuajtja e lirë, ndërsa Basit Khalid vulosi fitoren për skuadrën mysafire në minutën e 84-të.

EkoHigjiena

Kështu Gjilani, skuadër që tani po drejtohet nga trajneri Debatik Curri, u duk se po kthehet nga e mbara, pas një fitoreje dhe një barazimi, nën udhëheqjen e Currit, por se sot dëshpëroi dhe se, për momentin mbetet me 11 pikë në pozitën e 8-të, por se dy skuadrat e mëposhtme kanë të pazhvilluar lojën e kësaj jave.

Përndryshe, ndeshjet e tjera zhvillohen nesër, e ku takohen: Drenica-Drita, Llapi-Prishtina dhe Ferizaj-Prishtina e Re.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.