DYLON

Gjilani përuron bustin e Islam Islamit në Livoç të Ulët

Gjilani përuron bustin e Islam Islamit në Livoç të Ulët
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me këshillin e fshatit Livoç i Ulët, ka bërë sot përurimin e bustit të Islam Islamit, një atdhetar i cili kishte vuajtur jashtëzakonisht shumë nga dhuna dhe torturat nga sistemi i viteve të ’50-ta.

Në këtë ceremoni simbolike në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, ka marrë pjesë nënkryetari, Arbër Ismajli, i cili ka thënë se personaliteti i Islam Islamit ishte i veçantë dhe si i tillë ai i bënë nder, jo vetëm fshatit, por gjithë Komunës së Gjilanit.

“Emrin e rrugës tani e tutje do ta nderojë edhe prezenca në bust e luftëtarit të lirisë, Islam Islami. Kjo tregon që rezistenca e popullit shqiptar i ka rrënjët shumë herët në luftën për çlirim të vendit. Vuajtjet dhe torturat e popullit shqiptar ishin jashtëzakonisht të rënda dhe për këtë të gjallët duhet të jenë krenarë dhe njëkohësisht janë borxhlinj që të punojnë edhe më shumë për zhvillimin dhe ecjen e madhe përpara të vendit tonë”, ka thënë nënkryetari, Arbër Ismajli.

EkoHigjiena

Fahrush Sadiku, nga ky fshat ka folur rreth persekutimit dhe dhunës që sistemi serb ka ushtruar mbi trupin e Islam Islamit, të cilin siç ka thënë ai, në vitin 1951 nga dhuna e ushtruar dhe torturat e kishin hedhur në gropën e gëlqerses duke menduar se tashmë kishte ndërruar jetë.

Ndërsa, siç ka rrëfyer ai, Islami kishte qëndruar dhe pas disa muaj e kishte marrë veten dhe mes tjerash kishte thënë se ‘Amaneti më i madh për brezat e ardhshëm është vazhdimi i rrugës për liri’, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.