DYLON

Gjilani përmbyll stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Ballkanin

Gjilani përmbyll stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Ballkanin
Avatar photo Redaksia

Java e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll, ndër tjerash, sjell edhe ballafaqimin Ballkani – Gjilani. Drejtuesit e klubit gjilanas kanë bërë me dije se janë mbyllur përgatitjet për këtë duel dhe se skuadra është gati.

“Në ritëm dhe atmosferë tejet pozitive, ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ballafaqimit me Ballkanin në Suharekë”, thuhet në njoftimin e klubit “kuq e bardh”.

EkoHigjiena

Përndryshe, mësohet se Aridon Bllaca dhe Edi Basa do të jenë të gatshëm për këtë duel, derisa jashtë listës kanë mbetur Edison Kqiku, Robert Rrahmani, Mehdi Çoba, Redi Kasa dhe Almir Aganspahic, të cilët po vijojnë me procesin e rikuperimit, ashtu si dhe Oltion Bilalli, i cili ende po punon me formën fizike pas një mungese tejet të gjatë.

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit do të zhvillohet të shtunën në Suharekë me fillim nga ora 13:00.

Kujtojmë që dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Gjilan kishte përfunduar me rezultatin e barabartë (1-1).  /2LONLINE/