DYLON

Gjilani përkujton martirët e Malishevës

Gjilani përkujton martirët e Malishevës
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Fshatit Malishevë, nxënësit e shkollës “Abdullah Tahiri” dhe banorë të shumtë të fshatit, kanë bërë homazhe pranë përmendores së dëshmorëve në qendër të fshatit dhe tek varret e martirëve të vrarë në këtë lokalitet.

Rashit Sahiti, kryetar i Këshillit të Fshatit, ka thënë se 19 vjet më parë pikërisht më 16 prill 1999 janë torturuar e më vonë edhe vrarë martirët Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa, duke u bërë kështu themel i fuqishëm i lirisë së Kosovës, të cilën po e gëzojmë të gjithë ne së bashku.

EkoHigjiena

Sahiti bëri të ditur, po ashtu, që gjithmonë kjo ditë do të jetë në kalendarin e nderimit të veprës së dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit, të cilën populli shqiptarë e ka paguar më gjakun e mijëra të djemëve e vajzave, të cilët tashmë janë në përjetësi.

Xhelil Neziri, në emër të familjes, ka falënderuar të pranishmit dhe ka kërkuar që për martirët e vrarë në malishevë të ngritet një përmendore në vendin e vrasjes së tyre, e cila do të ishte një kujtim i gjatë në memorjen e brezave të arshëm, që të kujtoheshin gjithmonë ata që kanë dhënë jetën për liri.

Ndërsa, mbesa e Adem Salihut, ajo që bartë emrin e tij Ademina, ka lexuar para të pranishmëve një ese për humbjen e dajës së saj dhe sakrificën e madhe të shqiptarëve në fundin e shekullit që lam pas.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.