DYLON

Gjilani përkrahë masovikisht Lutën dhe pesë ushtarët veteran të Ibrahim Rugovës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) -Lutfi Haziri në një bashkëbisedim me qytetarët gjilanas tha se Hashim Thaçi dëshiron të bëjë diçka që do të cilësohet si “gjest historik” i tij. “Për të bërë ndonjë veprim “historik”, si puna e mbledhjeve nëpër trotuare ose duhet të flas për ushtarët e UÇK-së, ose duhet të flasë për fondin mashtrues të tij, t’i largoj dhunshëm kandidatet e tij nga skena, apo duhet të bëjë selfie” tha Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar komune, duke e krahasuar figurën e Thaçit me figurën e shokut Zylo.

“Njerëzit si puna e kryeministrit në largim që kapen pas panikut të humbjes që po i pret, duke luajtur rolin e frikacakut nga ushtarët besnik të Ibrahim Rugoves nuk krahasohen me ne. Ne e dimë të gjithe miq të mij, se ai vet publikisht mohoi që ishte pjesë e luftës së fundit në Kosovë, ndërsa sot në një tubim të improvizuar nga militantë të tij, foli për luftën dhe luftëtarët e lirisë, duke ia huqur në secilin minut të fjalimit të tij”, pohoi shtoi Haziri

EkoHigjiena

“Nëse i pengojnë ushtarët e Ibrahim Rugoves është punë e tij, por që nuk përmbahet nga emocionet e panikut të humbjes që po e pret me 8 qershor, ky nuk është faji ynë. Unë e kam shpjeguar edhe më herët çështjen e ushtarit besnik, mirëpo ai nuk e ka kuptuar asnjëherë këtë rol” tha Haziri.

Haziri tha se LDK është më e vjetër se edhe vet shumica e fëmijëve tanë me bagazh historik të lavdishëm me më shume se dy dekada bashkë, duke i dhënë hijeshi ushtarit, mësuesit, doktorit, sportistit e gjithë atyre njerëzve që janë rreshtuar në vargun e ecjes për Liri, Pavarësi e Demokraci, ku pa dyshim pjesë e këtij vargu kanë qenë edhe një pjesë e madhe e shokëve të Hashimit.

“Ironike është kur antinjerëzori sulmon njerëzorin për të panjerëzishëm. Kur antikombëtari e akuzon kombëtarin për antikombëtarizëm. Kur, me një fjalë, askushat, duke dashur të bëhen faktorë të mëdhenj ngjiten pas vogëlsirave të të mëdhenjve, dhe ato duan t’i bëjnë të mëdha, duke u dhënë epitete negative, sipas qejfit të tyre, sipas mendjes së tyre idioteske, për xhelozinë dhe panikun që ata kanë. Kur hiç politikani, thotë se është politikan, e ata që janë të dëshmuar, nuk dinë gjë…pra këtë po mundohet ta bëjë Hashim Thaçi. Është e kotë sepse nuk e falin sot ushtarët e Ibrahim Rugovës. Ata janë çu në këmbë për ta bërë ndryshimin e madh më 8 qershor.”, është shprehur Haziri.

Në fund z.Haziri iu bëri thirje gjithë qytetarëve, jo vetëm të Gjilanit, por të gjithë Kosovës që të rreshtohen në Ushtrinë e Ibrahim Rugoves për ta bërë ndryshimin e madh për fëmijët tanë, për ta bërë Isa Mustafën kryeministër dhe per ta udhëhequr Kosoven ashtu siç e meriton.

/ e sponsorizuar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.