Gjilani përfiton 2 milionë e 30 mijë euro nga projekti i Banimit Social Adekuat
Fitore Pacolli, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë me dije se sot së bashku me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, nënshkruan Marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.
“Për Gjilanin kemi ndarë 2 milionë e 30 mijë euro, me të cilat do të realizohen 33 njësi banimi: 25 njësi të reja të banimit social, si dhe renovimi i 2 dhe rindërtimi i 6 shtëpive private”, ka thënë ministrja Pacolli.
Ajo tha se ky investim është një hap konkret për të rritur stokun e banimit social dhe për t’u ofruar kushte më të mira familjeve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.
Nga ana e tij, edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se nga projekti i Banimit Social Adekuat, në Gjilan, do të realizohen 33 njësi banimi: 25 njësi të reja të banimit social, Renovimi i 2 shtëpive private, Rindërtimi i 6 shtëpive private.
I pari i Gjilanit ka thënë se ky është një hap konkret drejt rritjes së të banimit social në qytetin tonë, si dhe drejt ofrimit të kushteve më të mira jetese për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.
“Falënderojmë, ministren Pacolli, dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, për bashkëpunim dhe gatishmëri, për të kontribuar në përmirësimin e kualitetit të jetesës per qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Alban hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/
