Gjilani përfiton 13 milionë euro investime në infrastrukturë, fillimi i autostradës çështje javësh

Gjilani përfiton 13 milionë euro investime në infrastrukturë, fillimi i autostradës çështje javësh

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për ndërtim të rrugëve në vlerë prej 13 milionë euro.

Me këtë marrëveshje, do të ndërtohet rruga në Verbicë të Zhegocit (1.3 milionë), në Përlepnicë (520 mijë), Cernicë (450 mijë), rruga “Pajazit Ahmeti” (110 mijë), rrugicat tek “Rruga e Prishtinës” (200 mijë) dhe vazhdimi i projekteve të vitit 2017 në vlerë prej 2.6 milionë.

Ndërkaq, me mbështetjen e BERZH’-t do të bëhet zgjerimi i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj në vlerë prej 8.5 milionë euro.

“E falënderoj jashtëzakonisht shumë ministrin Lekaj dhe zëvendësministrin Rexhep Kadriu për këtë mbështetje të madhe për Gjilanin. Me këto investime, cilësia e jetës së qytetarëve do të jetë dukshëm më e mirë. Ky është njëri prej lajmeve më të mira për gjlanasit”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje të bashkëpunimit.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe për, siç tha, “këmbëngulësinë e tij që të realizohet projekti kapital për Anamoravën, autostrada Gjilan-Prishtinë dhe projektet tjera”.

Ai konfirmoi se fillimi i ndërtimit të autostradës është çëshje javësh dhe kap koston e investimeve prej 126 milionë euro.

KOMENTE