DYLON

Gjilani për tre muaj, 40 për qind të hyra më të mëdha se tremujori i parë i vitit të kaluar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të hyrat financiare në nivel të Komunës së Gjilanit, janë impresionuese karshi krahasimit me periudhën e njejtë të tremujorit të parë të vitit 2015, ose përkthyer në shifra, 40% të hyra më shumë se sa periudha e njejtë e vitit 2015, kështu ka thënë në një konferencë për media, drejtori i Drejtorisë Komunale për Bujxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi.

Maliqi, në këtë komunikim me publikun, ka thënë se karshi detyrave që ka kjo Drejtori, si: përgatitjen e rrjedhës së parasë dhe dorëzimin e saj në Ministrinë e Financave, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe barazimin me Departamentin e Thesarit, përgatitjen e bartjes së mjeteve financiare nga viti paraprak përmes aprovimit të Kuvendit të Komunës, kjo Drejtori dhe stafi i saj i kanë kushtuar rëndësi të veçantë edhe inkasimit dhe rritjes së të hyrave vetanake, duke bërë që këtë vit të kemi rritje të të hyrave, pothuajse në të gjitha kategoritë buxhetore.

EkoHigjiena

Drejtori Maliqi, ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Gjilanit, që të bëjnë pagesën e tatimit në pronë, sepse këto mjete i kthehen qytetarit me investime në infrastrukturën publike.

“Tatimi në pronë është e hyra kryesore e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, e cila e hyrë mbetet 100% në Komunë, duke iu kthyer qytetarëve me investime në infrastrukturë. Në këtë tremujorsh, në kuadër të tatimit në pronë, janë shpërndarë 31 mijë e 298 fatura, dhe janë pranuar deri më tani vetëm 160 ankesa, që një pjesë e tyre tashmë është shqyrtuar. Të hyrat në këtë kategori çdo muaj sa vijnë e shtohen më shumë. Në periudhën janar – mars 2016, janë inkasuar nga tatimi në pronë 306 mijë e 865 euro, ose 22.10% më shumë se sa periudha e njejtë e vitit të kaluar”, ka thënë në fjalën e tij Drejtori i Financave, Maliqi.

Poashtu, drejtori Maliqi ka rikujtuar të gjithë borxhlinjtë se 2 shtatori po ofrohet, datë kur ligjit për faljen e borxheve i skadon afati dhe se faturat kthehen në gjendjen e mëparshme me të gjitha kamatat dhe ndëshkimet.

Ai poashtu ka përmendur faktin se bizneset kanë konfirmuar përgjigjen ndaj Komunës me pagesën e tatimit në pronë, para datës së cekur dhe kështu nga mbi 7 milionë euro sa janë borxhe në këtë kategori, 2/3 falen, ose mbi 5 milionë euro, ndërsa, mbeten për inkasim mbi 2 milionë euro, duke përfshirë bizneset, por edhe amvisërite njëkohësisht. /2L ONLINE/