Gjilani sikurse edhe qytetet tjera të Kosovës, pas vendimit të ministrisë përkatëse, ka lehtësuar masat që ishin ndërmarr për menaxhim të situatës dhe parandalim të përhapjes së COVID-19. Po ashtu edhe koha e qarkullimit është rritur për 90 minuta.
Kjo ka bërë që në rrugët e Gjilanit të rritet dukshëm lëvizjet, si të qytetarvëe o ashtu edhe të automjeteve, përkundër që autoritetet kanë kërkuar shtimin e kujdesit dhe respektimin e udhëzimeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera përkatëse.
Kjo video 60 sekondash sjellë pamje nga komunikacioni në një pjesë të qendrës së qytetit të Gjilanit.