DYLON

Gjilani organizon test për klasat e pesta për të parë nivelin e diturisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nxënësit e klasave të pesta të komunës së Gjilanit i janë nënshtruar sot testit vlerësues të brendshëm, për të vlerësuar shkallën e diturisë së tyre, por edhe punën e mësimdhënësve. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka vizituar sot nxënsësit, të cilëve u ka uruar sukses.

“Në nivel Republikë janë përgjedhur 3 komuna, në mesin e të cilave edhe Gjilani, për shkak se komuna e jonë gjithnjë e më tepër po tregon rezultate të larta në arsim. Organizata GIZ dhe MASHT, por edhe ne si DKA, kemi kërkuar që të bëhet ky test për të kuptuar se vërtetë sa është kontributi i mësimdhënësve dhe sa realizohet procesi mësimor. Nuk duam që nxënësit të dalin në klasën e gjashtë dhe të mos dijnë shkrim-lexim. Vlerësimet e sakta do të na jap ky test i brendshëm”, ka deklaruar Musa.

EkoHigjiena

Ndryshe, 1339 nxënës të klasave të pesta të komunës së Gjilanit i janë nënshtruar këtij testi të brendshëm. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.