DYLON

Gjilani organizon shtatë dëgjime publike për buxhetin e vitit 2020-2021

Gjilani organizon shtatë dëgjime publike për buxhetin e vitit 2020-2021
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Komiteti për politikë dhe Financa, kanë planifikuar organizimin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2020, me qëllim që të vendosen prioritetet e investimeve në raport me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitin 2020-2021 fillojnë me datën 2 shtator në fshatin Zhegër (Ora: 17:00, shkolla “Agim Ramadani”), ku do të përfshihen të gjitha fshatrat rreth këtij lokaliteti, për të vazhduar po të njejtën ditë edhe me lagjen e Zabelit dhe Arbërisë (Ora 18:00, në shollën “Abaz Ajeti”).

Me 3 shtator është planifikuar takimi me shoqërinë civile, grate, me rininë dhe komunitetet, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 13:00, për të vazhduar takimet e ndara në fshatin Malishevë (Ora 17:00, në shkollën “Abdullah Tahiri”) dhe Përlepnicë me fshatrat për rreth tyre (Ora 18:00, në sallën e këshillit të fshatit)

EkoHigjiena

Në këtë fazë të planifikimit pikërisht me datën 4 shtator bëhet organizimi i dëgjimeve buxhetore në fshatin Bresalc me rrethinë (Ora: 17:00, në shkollën “Ibrahim Uruqi”) dhe fshatin Livoç i Epërm (Ora: 18:00, në shkollën “Vatra e Diturisë”).

Dëgjimet buxhetore Komuna e Gjilanit i organizon në vazhdimësi me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna e Gjilanit të jenë në raport të njejtë me kërkesën e qytetarëve në fshatra dhe lagje të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.