DYLON

Gjilani organizon për herë të parë garat e sportit shkollor ne disiplinën e notit

Gjilani organizon për herë të parë garat e sportit shkollor ne disiplinën e notit
Avatar photo Redaksia

Për herë të parë në historinë e sportit shkollor, sot u mbajtën garat komunale në not, për shkollat e mesme të ulëta të Gjilanit.

Organizimin e garave e ka bërë Shoqata e Sportit Shkollor, e mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe është konfirmuar se mbështetja edhe gjatë të ardhmes do të jetë në zhvillimin e aktiviteteve sportive në shërbim të krijimit të kushteve më të mira për nxënësit.

EkoHigjiena

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka falënderuar për angazhimin maksimal që janë duke dhënë mësimdhënësit e edukatës fizike të cilët janë pjesë e proceseve të rëndësishme në profesionin e tyre dhe krijimit të hapësirës për nxënësit që të jenë aktiv në sportin shkollor.

Në këto gara në kategorinë e meshkujve klasa e tetë dhe e nëntë, vendin e parë e zuri Jetlum Limani, nga shkolla “Agim Ramadani” në Zhegër, vendin e dytë, Bledion Ahmeti, shkolla “Dëshmorët e Kombit” nga Livoqi i Ulët dhe vendin e tretë, Auron Hajrullahu, shkolla “Thimi Mitko” në Gjilan.

Në kategorinë e vajzave për klasat e teta dhe nënta, vendin e parë Anila Ajeti, shkolla “Musa Zajmi”, vendin e dytë Lina Latifi, shkolla “Thimi Mitko” dhe vendin e tretë, Elda Bajrami, shkolla “Sadulla Brestovci”.

Në kategorinë tjetër të garave të djemve për klasat e gjashta dhe shtata vendin e pare e zuri Altin Ajeti shkolla “Musa Zajmi”, ndërsa në kategorinë e vajzave për këto shkolla vendin e parë e zuri Altina Kosumi nga shkolla “Sadulla Brestovci”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.