DYLON

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të Dr. Rexhep Sefiut

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të Dr. Rexhep Sefiut
Avatar photo Elife Sherifi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të shtunën mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të stomatologut të njohur gjilanas, Dr. Rexhep Sefiu.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po ndahemi nga një njeri i cili na e ka bërë shëndetin më të mirë.

“Po ndahemi nga njeriu i cili na ka bërë shëndetin më të mirë dhe jetën më të lehtë, me krejt atë kujdes dhe atë miqësi që ta ka ofruar. Kujdesi profesional dhe njerëzor i doktor Rexhës, do të mbetet gjithmonë shembulli më i mirë i mjekut, mikut dhe qytetarit të nderuar”, ka deklaruar Haziri.

EkoHigjiena

Në emër të kolegëve ka folur anesteziologu i njohur i Gjilanit, dr. Ukshin Ismajli, i cili ka rrugëtuar me dr. Rexhepin që nga viti 1982.

“Ajo që është e jashtëzakonshmja e dr. Rexhës, është se ai asnjëherë nuk diti ta ofendojë dhe të flasë keq për asnjë kolegë të tij. Sot, doktori iku nga ne, por puna, vepra dhe kolegialiteti i tij, do të jetojnë përgjithmonë”, ka thënë Ismajli.

Në emër të Odës së Stomatologëve të Kosovës ka folur Dr. Musa Qazimi, ndërkaq në emër të familjes, të pranishimit i ka falënderuar bashkëshortja e Rexhep Sefiut, Ajhanja.

Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen, në fshatin Remnik të Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.