DYLON

Gjilani organizon garat komunale në lëndën e matematikës

garat komunale në lëndën e matematikës
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Gjilanit sot ka nisur të mbahen garat komunale në lëndën e matematikës me të gjitha përgatitjet që janë bërë nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe kësaj gare sot po i nënshtrohen 120 nxënës nga të gjitha shkollat e Gjilanit nga klasat VI, VII dhe VIII.

Në fjalën e saj kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka uruar të gjithë nxënësit për suksese, duke i falënderuar ata për traditën pozitive të krijuar në Gjilan, në rrafshin e dijes me rezultatet e nxënësve talent në matematikë.

“Falënderojmë për punën e madhe që po bëhet bashkërisht me nxënësit, mësimdhënësit dhe DKA-në. Gjithmonë ndjehemi krenar me rezultatet e nxënësve nëpër gara e olimpiada mbarkombëtare që organizohen nga klubi i matematikantëve. Posaqërisht na gëzon fakti që sot kemi të pranishëm edhe klubin “Paskal” nga Tetova, ku këtë vit me mbështetje të Komunës së Gjilanit organizojnë garën mbarkombëtare e cila do të mbahet në qytetin tonë”, ka thënë në fjalën e saj, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

EkoHigjiena

Kurse, Ushtruesja e Drejtorit të Arsimit, Shqipe Kastrati Haziri, ka thënë se rritja e konkurencës së dijes përmes garave si kjo e sotmja, është një faktor shumë i sigurtë në ecjen tonë për rritjen e cilësisë në shkollat tona.

E nga ana e tij, kryetari i Klubit “Paskal”, Agim Buklla, ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe kryetarin Lutfi Haziri, për mbështetjen e dhënë në organizimit të garave mbarkombëtare shqiptare në Gjilan. Ai tha se kjo garë po i paraprinë garës tre ditore e cila do të organizohet me datat 19, 20 dhe 21 maj.

Ndryshe, rezultatet e testit publikohen gjatë ditës së sotme, pas orës 16:00, ndërsa ato zyrtare me datën 2 maj 2017.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.