DYLON

Gjilani organizoi koncert të muzikës klasike në nderim të 93 qytetarëve që e humbën betejën me COVID-19

Gjilani organizoi koncert të muzikës klasike në nderim të 93 qytetarëve që e humbën betejën me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit në Gjilan, duke respektuar masat anti-COVID-19, është mbajtur të martën koncerti “Requiem of Hope” nga ClassiKos, në nderim të 93 qytetarëve të Gjilanit të cilët e humbën betejën me COVID-19.

Para se të nis koncerti, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka folur drejtoresha e Kulturës në Gjilan, Deniza Limani.

“Sonte bëjmë homazh për 93 qytetarët tanë të cilët e humbën betejën me virusin, i cili e ka gjunjëzuar botën dhe Kosovën. Është emocion për me dalë me folë këtu, sepse edhe unë e kam humbur një anëtare të familjes sime. Falëënderoj shumë grupin e Klasicos që janë sonte me ne, sikurse që i falënderoj qytetarët prezëntë sonte”, tha Limani, derisa ka falënderuar mantelbardhët për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë gjithë kohës së pandemisë.

EkoHigjiena

ClassiKos sollën një koncert të permasave më ndryshe të muzikes serioze, ku u interpretuan vepra madhështore nga Moxart, R.Dhomi, C.Zadeja, T. Albinoni dhe A.Peterson te cilat u performuan nga profesionistët e Gjilanit: Orkestrina dhe Kori nën udheheqjen artistike të Burhan Azizi me dirigjente Florentina Rushiti – Bajrami dhe në piano Ndriqim Bajrami.

Secila vepër e sjellur në skene, ishte e përmbushur me shumë emocion. Nje lidhje e pa përshkruar mes thjeshtësisë së melodisë dhe interpretuesve ku shprehej kontrasti i mprehtë mes të bukures dhe dhimbjes.

Ndryshe, në skenë për secilën jetë të humbur nga ky virus ishte ndezur nga një qiri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.