DYLON

Gjilani nuk ndalon, e mposhtë edhe Lepencin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE)- Skuadra e Gjilanit nuk ka të ndalur, pasi ka mposhtur edhe kundërshtarin e radhës në misionin për tu rikthyer drejt elitës. Viktima e radhës ishte skuadra nga Kaçaniku, Lepenci e cila u gjunjëzua para gjilanasve me shifrat 2:1.

Gjilani edhe njëherë e dëshmoi se është kandidati kryesor për tu rikthyer në elite dhe tregoi se fitorja në udhëtim ndaj Ulpianës nuk ishte e rastësishme. Si mysafir gjilanasit mposhtën në mesjavë edhe Lepencin falë golave të realizuar nga Vllaznim Jashari dhe Visar Sermaxhaj në pjesën e parë.

EkoHigjiena

Përkundër se pësuan një gol në pjesën e dytë gjilanasit nuk e rrezikuan asnjëherë fitoren duke arkëtuar kështu tri pikët e radhës.

Me këtë fitore, Gjilani kryeson e vetmuar në tabelë me maksimumin e pikëve ndërkohë që edhe në javën e ardhshme do të jetë si mysafir në ‘konakun’ e Rahovecit. /2L ONLINE/

/foto arkivi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.