DYLON

Gjilani nuk këndellet, humb nga Prishtina!

Gjilani nuk këndellet, humb nga Prishtina!
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka pësuar humbje  si vendës, pasi është mposhtur nga skuadra e Prishtinës 1 me 2, edhe atë , mysafirët triumfuan me përmbysje rezultati.

Ekipi nga kryeqyteti erdhi në Gjilan dhe i mori tri pikë të plotë, në ballafaqim me skuadrën “kuqebardhë’” të Gjilanit, ndeshje kjo që u luajt në kuadër të javës së 31-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

EkoHigjiena

SC Gjilani pas disfatës së pësuar nga Dukagjini, xhiron e kaluar, e me të cilën edhe humbi hapin për titull kampioni,  i ndau rrugët me trajnerin Ismet Munishi dhe vendosi që ekipin ta drejtojë, Alban Hyseni deri në fund të edicionit.  Por në ballafaqim me Prishtinën, duket se skuadra nuk u këndell, por pësoi edhe një disfatë, ndonëse e nisi mirë, pasi në këtë takim gjilanasit ishin ata që zhbllokuan rezultatin dhe kaluan në epërsi, përmes Albert Dabiqaj që shënoi në minutën e 33-të.

Por,  gjilanasit jo që shënuan më, por nuk munden ta ruajnë as këtë epërsi pasi, prishtinasit përmbysën rezultatin, fillimisht Besnik Krasniqi i barazoi shifrat nga penalltia (45′), e pastaj, në pjesëlojën e dytë, Gauthier Mankenda ia siguroi fitoren Prishtinës, me golin e shënuar në minutën e 80-të.

Gjilanasit mbajnë pozitën e tretë me 55 pikë ndërsa në takimin e radhës janë mysafirë të Ulpianës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.