DYLON

Gjilani nuk e kapi momentumin!

Gjilani nuk e kapi momentumin!
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit ka pësuar humbje në terren të saj nga Drenica, duke e lëshuar një mundësi të artë, për ngritje në tabelë, nëse i referohemi edhe rezultateve të skuadrave tjera pretendente për pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit, që mundësojnë daljen në Evropë.

Prishtina sot barazoi e Malisheva humbi, por ja që edhe Gjilani ndërpreu serinë e fitoreve, edhe atë në një momentum të artë, për tu ngritur në pozitën e tretë. Humbi nga Drenica e fundit, e cila, që gjashtë javë nuk kishte shijuar fitore, por atë e gjeti ndaj Gjilanit.

EkoHigjiena

Drenica e gjeti fitoren sepse i dëshiroi më shumë pikët, derisa loja e skuadrës gjilanase mund të thuhet se ishte e plogësht, pa dinamikë të një mentaliteti fitues, , “pa zjarr…”, dhe të krijohej përshtypje që po të luheshin akoma minuta shtesë, futbollistët e skuadrës “kuq e bardh”,  nuk do të mund ta gjenin rrjetën kundërshtare Thjesht, Gjilani bëri një “luftë” pa “gritha” dhe me të tilla “luftëra” , s’ka fitore, për rrjedhojë s’ka pikë.

Gjithsesi, ndeshje deri në fund të edicioni ka sa të duash, por se Gjilanit i duhet të ndezë një “zjarr të brendshëm”, te secili lojtarë, sepse ekipet edhe humbin, por pikët duhet dëshiruar duke shpërfaqur “shpirtin luftarak“ në fushën e blertë, nga minuta e parë deri në minutën e fundit.

Përndryshe, kur jemi te ndeshja e sotme, golin e fitores për Drenicën e shënoi Kreshnik Uka nga penalltia në minutën e 22-të, të takimit.

Aktualisht, Gjilani mbetet në vendin e pestë me 36 pikë, por Dukagjini që është i gjashti me 33 pikë, ka një lojë më pak të zhvilluar, por se ka golaverazh më të mirë dhe në rast fitoreje, do ta zbriste Gjilanin edhe për një pozitë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.