Përderisa Kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe shumë përfaqësues të Kuvendit Komunal përherë angazhohen për të bashkëpunuar me partnerët Austriak në kompaninë e përbashkët Eco-Higjiena , ka me gjasë në anën tjetër forca të tilla përbrenda Komunës s[ Gjilan të cilët këtë projekt duan ta pengojnë dhe disfatizojnë.
Senad RAMAJ
Gjatë seancës dëgjimore më 19 Korrik 2017 në OSHP, në lidhje me vendimmarrjen për rastin e mirëmbajtjes së sipërfaqeve publike në vlerë rreth 900.000 € për 3 vjet, përfaqësuesi i Komunës së Gjilanit mbeti pran qëndrimit të vet që, ankesa e parashtruar nga ana e Eco-Higjien-ës të refuzohet dhe t‘i jepet kontrata grupit të kompanive “El-Bau nga Gjilani, Ve-Mor nga Peja dhe Connex-Group nga Prishtina.
Gerhard Dummer, si përfaqësues i Kompanisë Eco-Higjiena mbeti i habitur kur dëgjoj që përfaqësuesi i Komunës së Gjilanit parashtrojë këtë kërkesë edhe pse më par ky qartë i ka dëshmuar, që oferta e këtij grupi ofertues në disa pika ishte jo normalisht e ulët. Do të ishte dashur që në bazë të nenit 61 të Ligjit të Prokurimit Publik një gjë e tillë të verifikohet. Për fat të keq kjo nuk është bërë deri më tani.
Si është e mundur që pajisjet e lojërave nëpër sheshe publike të shiten me çmim prej 5250 € kur vlera e tyre e blerjes është 51.000 € ? Këtu kemi të bëjmë me sigurinë e fëmijëve ! Pajisjet e tilla duhet të jenë të certifikuara për çështje të sigurisë. Këtu nuk mund të thuhet i “saldojmë dhe pastaj i gozhdojmë”! Komuna me rastin e shpalljes së tenderit publik qartë ka precizuar se cilat pajisje dhe si ato duhet të jenë, sqaron Gerhard Dummer.
Përveç tjerash kompania Connex-Group është e përfshirë në një skandal korrupsioni mbi 1,7 milion €. ku pronari i kompanisë në vitin 2015 e ka pranuar fajësinë. Në bazë të nenit 65 të Ligjit të Prokurimit Publik, pjesëmarrja në tendere publike për 10 vitet e ardhshme do të ishte e ndaluar për Connex-Group dhe i tërë grupi i konsorciumit duhet të shpallej i diskualifikuar nga ana e zyrës së prokurimit në Gjilan.
Vendimet e mëhershme të OSHP-ës bazohen në raportet e ekspertizave, ku këto gjëra janë fshehur. Në këto ekspertiza përendet përherë vetëm Kompania El-Bau & Vemor sh.p.k. dhe jo edhe Kompania Connex-Group, kështu që OSHP-ja kishte informacione jo të plota.
OSHP-ja tani duke i pasur informacionet e plota mori vendim me urgjencë duke aprovuar kërkesën e parashtruar nga Eco-Higjiena dhe vendosi që lënda të rishqyrtohet në Gjilan duke e urdhëruar që faktet të verifikohen.
Punëtorët e Kompanisë Eco-Higjiena, të cilët me vite të tëra në çdo kohë stinore mirëmbanin qytetin pastër dhe përkujdeseshin për sipërfaqet e gjelbëruara, tani kanë shansin e mirë që vendet e tyre të punës t’i mbajnë përsëri.
Tani varet dhe është në duart e zyrtarëve përkatës dhe drejtuesve të Komunës së Gjilanit që të vendosin korrekt dhe me urgjencë në këtë procedurë, e cila është duke zgjatur tash e një vit, ta përmbyllin mirëfilltë dhe të paguajnë faturat e papaguara.