DYLON

Gjilani nis zyrtarisht projektin e bashkëpunimit ndërkufitar me Çairin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ka nisur zyrtarisht projekti i bashkëpunimit ndërkufitar mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Çairit në Shkup, grant ky i fituar nga IPA fondet e Komisionit Europian në vlerë prej 550 mijë eurosh.

Ceremonia zyrtare është bërë mbrëmë në hapësirat e Delegacionit të Unionit Evropian në Shkup, ku ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti e përfaqësues tjerë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha me këtë rast se ky program do të jetë në shërbim qytetarëve të të dyja qyteteve, në dhënien e kontributit dhe ndihmës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në zonën ndërkufitare përmes mbështetjes për profesione tradicionale.

Programi i bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni ka për qëllim zhvillimin e sipërmarrësisë e zejeve tradicionale në Komunën e Gjilanit si dhe zhvillimin e Çarshisë së Vjetër dhe zanateve brenda Çarshisë.

Projekti i përbashkët do të zgjasë 18 muaj, me buxhet të përgjithshëm për të dyja komunat prej 550 mijë euro. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.