DYLON

Gjilani nis ushtrimin “Reagimi i Përbashkët 2016”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës ka filluar ushtrimin fushor “Reagimi i Përbashkët 2016”, i cili po mbahet nga data 27 – 30 qershor. Kjo Drejtori, si pjesë e ushtrimit, është duke ju përshtatur skenarit të ushtrimit të hartuar nga FSK dhe Planit Kontingjent.

“Kapacitetet e Drejtorisë, ku përfshihen zyrtaret dhe stafi ndihmës, i cili sipas “Planit kontingjent për përballimin e mundshëm të refugjatëve” dhe me “Planin operativ emergjent” janë pjesë Qendrës Operative Emergjente, e cila menaxhon situatën. Pjesëmarrësit e angazhuar janë edhe nga Policia e Kosoves, Kryqi Kuq, SHZSH, Drejtoria e Shëndetësisë – Qendra Kryesore e Mjkësisë Familjare”, ka deklaruar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu.

EkoHigjiena

Ai ka informuar se Qendra Operative Emergjente edhe sot ka koordinuar operacionet në terren, duke ngritur postkomandën e incidentit në fshatin Pogragjë, e cila ka menaxhuar simulimin me rreth 300 refugjatë, ku është bërë evidentimi, trajtimi ushqimor dhe shëndetësor, si dhe transportimi i tyre në qendrën kryesore të strehimit në palstrën e sporteve në Gjilan.

Gjatë zhvillimit të operacioneve Qendrën Operative Emergjente e kanë vizituar njësitë monitoruese të KFOR- it amerikan, gjerman dhe turk të shoqëruar nga pjesëtarët e FSK – së. Ushtrimi vazhdon edhe në ditët në vijim sipas planifikimit. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.