Gjilani nis rrënimin e objekteve me rrezikshmëri të lartë

Gjilani nis rrënimin e objekteve me rrezikshmëri të lartë

Komuna e Gjilanit ka filluar sot largimin e mbetjeve ndërtimore nëpër qytet, të cilat prej kohësh kanë qenë një rrezik potencial për kalimtarët nëpër disa lagje dhe njëkohësisht ky aktivitet është duke u realizuar në fazën kur Gjilani po shënon hapa pozitiv të pastrimit të ambientit në përgjithësi me bashkangjitje të të gjitha institucioneve lokale.

Në këto lokacione, përpos rrezikshmërisë nga degradimi i skajshëm i këtyre mbetjeve ndërtimore, vazhdimisht është bërë edhe hudhja e mbeturinave, kundërmim i rëndë dhe njëkohësisht kanosje e rrezikut-shembja e tyre për banorët për rreth.

Faton Bislimi, shef i kabinetit të kryetarit dhe Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, drejtor të drejtorive komunale, të cilët ishin në inspektimin e këtyre punimeve dhe përcjelljen e aktiviteteve për pastrimin e ambientit dhe largimin e deponive ilegale të cilat janë tashmë të evidentuara dhe po punohet me intenzitet të lartë për bartjen e tyre në deponinë inerte.

“Në aktivitetin “Ta pastrojmë Gjilanin” që kryesohet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me pjesëmarrje edhe të të gjitha institucioneve, kompanive publike, vullnetarëve dhe operatorëve privat pretendohet që për dy javët e ardhshme të eliminohen deponitë e krijuara deri më tani në mbi 80 lokacione të hapësirës së Gjilanit”, kanë thënë ata.

Gjatë kësaj kohe në Gjilan me të gjithë akterët në këtë taskforcë do të bëhet edhe gjelbrimi i hapësirave publike me mbi 5 mijë drunj dekorativ, për të ndikuar kështu që krahas pastrimit të bëhet edhe gjelbrimi i hapësirave publike, oborreve të shkollave, institucioneve shëndetësore dhe rrugëve e parqeve të qytetit dhe fshatrave.

 

KOMENTE