DYLON

​Gjilani nis programin e renovimit të 37 shtëpive për familjet në nevojë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka nisur sot implementimin e programit të renovimit të 37 shtëpive për familjet në nevojë, nga fondi i solidaritetit dhe ai komunal. Në nisjen e këtij programi ka marrë pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se mbi 180 mijë euro do të kushtoj implementimi i këtij programi.

“Sipas kërkesës dhe vlerësimit të komisionit komunal për banim social, janë 37 shtëpi që janë projektuar në fazën renovimit. Familja e Naser Malokut, është familja e parë që ne fillojmë renovimin dhe do të vazhdojmë edhe me 36 shtëpitë tjera për familjet me gjendje të rëndë sociale, të cilat kapin vlerën e mbi 180 mjijë eurove. Do të vazhdojmë ta ndihmojmë çdo familje në territorin e Komunës sonë, në mënyrë që të vendosim një barazi sociale”, u shpreh Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka paralajmëruar se së shpejti, Komuna e Gjilanit do të nis edhe me ndërtimin e e tetë shtëpive për familjet skamnore.

“Komuna e Gjilanit do të rifillojë edhe ndërtimin e pesë shtëpive të tjera nga fondi komunal, ndërkaq edhe 3 donatorë të tjerë janë lajmëruar për të ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë, të cilat do të përgjigjen në muajin e bekuar të Ramazanit. Ndërsa, për 40 familje jemi duke paguar qiratë. Apeloj tek njerëzit e vullnetit të mirë që sipas mundësive, të dhurojnë edhe troje, meqë Komuna nuk ka të drejt ligjore të ndaj troje”, tha kryetari Haziri.

Një fjalë falënderimi për kreun e Komunës dhe donatorët pati pronari i shtëpisë që ka nisur renovimi, Naser Maloku, i cili ka shfaqur gëzimin që shumë shpejt do të jetoj dinjiteshëm në shtëpinë e tij.

Në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” të mbajtur me inicitiavën e kryetarit Haziri në nëntorin e vitit 2014, janë premtuar 11 shtëpi, ndërkaq janë në fazën e finalizimit 28.

“Është hera e parë që në një mbrëmje trefishohet premtimi publik. Është tejkaluar çdo lloj parashikimi ynë, falë mbështetjes së donatorëve. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka përfunduar kryetari Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.