DYLON

Gjilani nis pastrimin e ambienteve të hapura nga mbeturinat dhe deponitë e egra

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompaninë “Eko-Higjiena”, kanë filluar pastrimin e mbeturinave në Pendën e Livoçit, me qëllim të largimit të mbeturinave të shumta të cilat janë grumbulluar në këtë liqen, nga pakujdesia e qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët hudhin mbeturina vend e pa vend.

Komuna e Gjilanit, respektivisht drejtoria, në kuadër të kontratës që ka me kompaninë “Eko-Higjiena”, kanë nisur pastrimin e Pendës së Livoçit, duke bërë që në të njëjtën kohë të bëhet pastrim dhe riciklim, kjo falë angazhimit edhe të kompanisë private “Riciklimi”, e cila mbeturinat e riciklueshme menjëherë i grumbullon dhe përgatit për tu ricikluar, ndërsa mbeturinat tjera deponohen në Deponinë e Mbeturinave.

EkoHigjiena

Zyrtarë të drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë njoftuar se me përmirësimin e kushteve atmosferike, në ditët në vijim do të punohet në pastrimin e ambienteve të hapura, largimin e deponive të egra për të krijuar ambienti të përshtatshëm dhe të pastër për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.