Gjilani nis ndërtimin edhe të dy shtëpive për familje skamnore

Gjilani nis ndërtimin edhe të dy shtëpive për familje skamnore

Në Gjilani ka nisur sot ndërtimi i dy shtepive per familjet ne nevoje, njera për familjen e Ibadete Salihut nga donatori “A.R. Katana”, dhe shtëpia tjetër për familjen e Reshat Zahirit, me donacion nga Bekim Emini, bashkatdhetar nga Gjermania.

Dy familjet përpos gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale, kanë anëtar të cilët kanë probleme të rënda shëndetësore dhe fëmijë me sindromin Doën dhe kushtet në të cilat kanë jetuar deri më tani këto familje janë jashtzakonisht të vështira.

Kryetari i Komunës në ceremoninë e fillimit të punimeve, ka thënë se solidariteti në Komunën e Gjilanit nuk është ndalur asnjëherë falë zemërgjerësisë që kanë donatorë të ndryshëm gjilanas.

“Falënderoj “A.R. Katana”, familjen Hajrullahu për shtëpinë që do të ndërtoj për familjen me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo familje për më shumë se shtatë vjet jeton në gjendje shumë të rëndë, në shtëpi që është e degraduar dhe me qera në fshatin Dobërqan. Që nga paslufta problemi i strehimit të kësaj familje është i pazgjidhur. Sot është një ditë e madhe edhe për mua si kryetar Komune, për donatorin, por edhe për Ibadete Salihun dhe familjen e saj, sepse ata tash do të bëhen me shtëpi të re. Shtëpia e saj tani e tutje do të jetë në fshatin Livoç të Epërm”

“Poashtu në këtë fshat do të bëhet renovimi total i shtëpisë tjetër për familje poashtu me gjendje të rëndë dhe në qytet nis ndërtimi edhe i një shtëpie të re për katëgori të njejtë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri ka ftuar të gjithë njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë të solidarizohen me raste të rënda sikur kjo familje dhe bashkërisht të zgjidhim këtë problem që na brengos të gjithëve pa dallim.

Nga ana e tij, pronari i kompanise “A.R. Katana”, Muhamet Hajrullahu, ka falenderuar kryetarin Haziri, për mbështetjen që u jep këtyre rasteve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale dhe është zotuar që këtë shtëpi, si donator do të ndërtojnë në kohën më të shpejtë të mundshme.

E Ibadete Salihu, bashkshorti i saj dhe dy djemt e saj, ishin tepër të lumtur dhe të emocionuar njëkohësisht për lajmin që kanë marr sot dhe për fillimin e punimeve.

“Deri sot kemi jetuar shumë keq. Në një shtëpi të vjetër, me qera dhe pa të ardhura e pa punë. Kishim vetëm një social që marrim nga Komuna. Gjendja shëndetësore e burrit është shumë e keqe dhe fëmijët nuk mund të punojnë sepse janë ende të mitur”, tha Ibadete Salihu.

E, Ibadete Salihu e cila ishte e pranishme së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, u shprehën të lumtur dhe të emocionuar që më në fund po bëhen me kulm mbi kokë.

Në fund, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të nis ndërtimi edhe i tri shtëpive të tjera për familjet me gjendje të rëndë të banimit.

KOMENTE