Gjilani nis kontrollat sistematike të nxënësve për të pestin vit me radhë

Gjilani nis kontrollat sistematike të nxënësve për të pestin vit me radhë

Për të pestin vit me radhë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Gjilanit ka nisur me kontrollat sistematike të nxënësve të shkollave fillore, përkatësisht nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.

Procesin e fillimit të kontrollave sistematike e kanë përcjellë nga afër drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, drejtorit të QKMF-së, Fejzulla Berisha dhe ai i DKA, Nazim Gagica.

“Është viti i pestë me radhë që kryhen këto kontrolla dhe nga viti në vit kemi përmirësim të dukshëm sa i përket gjendjes shëndetësore thuajse në të gjithë parametrat e paraparë për ekzaminim. Vlen për të veçuar se këtë vit kontrollohen nxënësit e klasave të nënta dhe të pesta, të cilët janë kontrolluar para katër viteve. Kjo na jep mundësinë që të shohim se ku janë me shëndet këto gjenerata’, ka thënë drejtori i QKMF’së, Fejzulla Berisha.

Berisha ka falënderuar kryetarin e Lutfi Haziri për përkrahjen e vazhdueshme të kujdesit parësor, e në veçanti për projektin në fjale.

KOMENTE