DYLON

Gjilani nis fushatën e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

Gjilani nis fushatën e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit
Avatar photo Redaksia

Me një marsh sensibilizues, në Gjilan ka nisur zyrtarisht fushata e aktiviteteve të muajit tetor, kushtuar ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit. Aktiviteti, i organizuar me pjesëmarrjen e institucioneve shëndetësore e komunale, organizatave dhe qytetarëve, përcolli mesazhin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostifikimit të hershëm.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se marshi shënon fillimin e një muaji të tërë aktivitetesh, përmes të cilave synohet rritja e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes.

EkoHigjiena

“Ky marsh ishte më shumë se një aktivitet, ishte një mesazh i fuqishëm i solidaritetit, ndërgjegjësimit dhe shpresës. Gjatë gjithë muajit tetor do të zhvillojmë aktivitete të ndryshme, me qëllim që të përcjellim sa më fuqishëm mesazhin se diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë”, u shpreh Kadriu Qerimi.

Ajo falënderoi Kryesuesen e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale dhe institucionet komunale për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në aktivitet, si dhe personelin shëndetësor të QKMF-së për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm.

“Mirënjohje e veçantë shkon për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët që iu bashkuan kësaj nisme”, tha drejtoresha e DSHMS-së.

Në mënyrë të veçantë, Kadriu Qerimi vlerësoi pjesëmarrjen e grave të mbijetuara nga kanceri i gjirit, duke i cilësuar ato si simbol të forcës, guximit dhe shpresës për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.

“Prania dhe guximi i tyre janë dëshmia më e fuqishme se kjo betejë mund të fitohet. Ato janë shpresa jonë dhe shembulli që na kujton se nuk duhet të dorëzohemi”, theksoi ajo.

Gjatë muajit tetor pritet të zhvillohen edhe aktivitete të tjera sensibilizuese, me synim informimin e qytetarëve dhe promovimin e kontrolleve të rregullta shëndetësore.

“Le të kujdesemi për veten, të kontrollohemi me kohë dhe të mos e shtyjmë kontrollin. Motoja e sivjetme është: ‘Kontrollohu për veten, për jetën!’”, përfundoi drejtoresha Kadriu Qerimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.