DYLON

Gjilani nikoqir i një konference të rëndësishme

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – ISLD – Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, të shtunën më 05 Shator, organizon Konferencën e III-të Shkencore Regjionale, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi, me temë: “Të arriturat dhe sfidat e shteteve të Ballkanit në rrugën e integrimit evropian”.

Hapja ceremoniale e konferencës do të bëhet në ora 10″00 në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ndërsa konferenca punimet do ti zhvillojë prej orës 11:00 deri ora 15:00 në sallën e KK Gjilan dhe sallën e konferencave të Hotel Kristal Gjilan. Publiku i interesuar mund t’i ndjek prezantimet e punimeve.

EkoHigjiena

Në pjesën e parë të hapjes ceremoniale do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nën kryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu, Drejtori i Institutit për Kërkime dhe Zhvillim të Ulqinit prof. dr. Elez Osmani dhe drejtori i ISLD-së, Flamur Hyseni.

Sipas drejtorit të ISLD-së, Flamur Hysenit, në konferencë me punime do të paraqitën 106 punëtor shkencorë nga fakultet e shkencave shoqërore të universiteteve publike dhe private nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

“Punimet që do të pr4ezantohen ndërlidhen me fushën e integrimeve evropiane, çështje të zhvillimit ekonomik, diplomacisë, sundimit të ligjit, të drjetave të njëriut, çështje sociale, etj. Punimet do të botohen në Revistën e Shkencave Shoqërore, REFORMA, nr. 2/2015, të cilën e boton ISLD. Konferencën e kanë mbështetë, FES-i, Komuna e Gjilanit, Komuna e Vitisë, Vala”, ka bërë të ditur Flamur Hyseni, Drejtor i ISLD-së. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.