DYLON

Gjilani nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UBT për digjitalizimin e lejeve të ndërtimit

Gjilani nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UBT për digjitalizimin e lejeve të ndërtimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), përkatësisht rektorin prof. dr. Edmond Hajrizi.

Qëllimi i këtij memorandum është digjitalizimi i lejeve të ndërtimit për Drejtorinë e Urbanizmit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri e ka falënderuar rektorin Hajrizi për bashkëpunimin e ofruar në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

Në fazën e dytë pritet të bëhet edhe digjitalizimi i bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli dhe bibliotekave të shkollave të mesme, sikurse edhe bashkëpunimi mes Fakultetit të Bujqësisë dhe institutit të bujqësisë në UBT me shkollën e mesme të agrobiznesit “Arbëria”, për zhvillimin e edukimit për programin e bujqësisë.

Në fund, rektori i UBT, Edmond Hajrizi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për gatishmërinë e bashkëpunimit në çdo kohë, për të mirën e përgjithshme.​ /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.