Gjilani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për hartat zonale dhe planifikimin hapësinor

Gjilani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për hartat zonale dhe planifikimin hapësinor

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ, me të cilën Gjilani përfiton në fushën e planifikimit, konkretisht në planin zhvillimor komunal dhe krijimin e hartave zonale.

“Marrëveshja e bashkëpunimit me GIZ-in, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndikon në krijimin e databazës dhe zgjerimin e saj me informacione shtesë në dobi të zhvillimit të qytetit dhe një lehtësi për shërbime më të mira për qytetarët e Komunës së Gjilanit. Është fat që kemi këtë mbështetje, sepse do të bëhen më të lehta shumë procedura gjatë të ardhmes së afërt, në sektorin e urbanizmit, në planifikim, në databazë që efekti i saj shihet më pas në të hyrat dhe në eliminim të burogracisë ligjore për një leje ndërtimore. Kjo është reformë në planifikimin hapësinor të Gjilant”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka falënderuar organizatën qeveritare GIZ-in për të gjitha investimet që janë duke i bërë në Gjilan, e posaqërisht për këtë program i cili fokusohet në planin e zhvillimit komunal, krijimin e hartave zonale dhe planifikim të hollësishëm urbaniztik, që njëkohësisht krijohen mundësi më të mira për ruajtjen e planifikimit dhe zbatim më të lehtë të ligjit.

Kurse Shkqlqim Daci, përfaqësues i GIZ-it, ka thënë se kjo marrëveshje është në funksion të fuqizimit të planifikimit hapësinor dhe menagjimit të tokës.

“Ne Komunën e Gjilanit do ta ndihmojmë në procesin e planifikimit hapësinorë, në krijimin e databazës hapësinore dhe hartimi i hartës zonale komunale. Gjithashtu në sektorin e urbanizmit do të punojmë edhe për ngritje të kapaciteteve, zgjerimin e sistemit GIS, dhe trajnime për menagjimin urban”, ka thënë mes tjerash Daci.

Nga ana e saj Suzana Goranci, përfaqësuese e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se qeveria e Kosovës është duke implementuar ligjin që parasheh të gjithë këta hapa që Gjilani përmes GIZ-it do ti realizoj. Ajo më tej ka bërë të ditur se kjo është obligim ligjor që duhet sa më parë të kryhet në gjithë Republikën e Kosovës.

KOMENTE