DYLON

Gjilani nënshkruan marrëveshje për subvencionimin e qendrës “Pema”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për subvencionimin e projekteve me interes për publikun për qendrën e kujdesit ditor “Pema” në vlerë prej 4 mijë euro.

Marrëveshjen e bashkëpunimit e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ndërsa nënkryetari Rexhep Kadriu i ka pritur në takim përfaqësuesit e qendrës “Pema” dhe të organizatës One to One Children’s -Fund.

EkoHigjiena

Nënkryetari Kadriu ka thënë me këtë rast se Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri është shumë e interesuar që t’u dalë në ndihmë të gjitha organizatave, e veçanërisht atyre që që janë jetike në shërbim të qytetarëve tanë.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e organizatës “One to One Children’s- Fund, Liridona Zogaj, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për subvencionimin e qendrës “Pema”, duke thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale të ofruara përmes “Pema”, qendër kjo e cila përkrahet edhe nga “One to One Children’s -Fund dhe BE.

Sipas marrëveshjes, kontributi financiar i Komunës së Gjilanit për këtë projekt do të administrohet dhe raportohet nga ana e One to One Children’s- Fund dhe do të sigurohet shfrytëzimi efikas i fondeve në përputhshmëri me specifikat e marrëveshjes me Komunën.

Përndryshe, kryetari Lutfi Haziri gjatë këtij viti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për subvencionimin edhe të shoqatës Handikos, të Shoqatës së të Verbërve dhe të Shurdhmemecëve./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.