DYLON

Gjilani nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ-në “NOPM”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me organizatën joqeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si përzgjedhëse për implementimin e projektit të financuar nga programi AKT LS I USAID-it e titulluar “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në buxhetim përmes përfshirjes gjinore, të rinjve dhe komunitetit pakicë”.

Në emër të kryetarit Haziri, marrëveshjen e ka nënshkruar nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu si dhe drejtoresha ekzekutive e NOPM, Besime Tusha.

EkoHigjiena

Nënkryetari Kadriu tha se Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri është gjithmonë e gatshme të bashkëpunoj me organizatat siç është “NOPM”, qëllimi i projektit të së cilës është rritja e pjesëmarrjes së grave, të rinjve, komuniteteve pakicë në çështjet komunale dhe jetën publike, me fokus të veçant në planifikimin dbhe përgatitjen e buxhetit.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e OJQ “NOPM”, Besime Tusha –Maliqi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunim në këtë projekt i cili zgjat 11 muaj, me synim në arritjen e objektivave duke organizuar tryeza të rrumbullakëta, punëtori, trajnime me ekzekutivin dhe legjislativin, radio debate/spote, vizita bnë terren, debate buxhetore, monitorim dhe avokim me theks të veçant përfshirjen e të rinjve, grave si dhe komuniteteve pakicë në proceset buxehtore si dhe përfshirjen e buxhetimit gjinorë në planifikimin buxhetor./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.