DYLON

Gjilani nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë gjermane “Schafer”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Komuna e Gjilanit ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë gjermane “Schafer” për implementimin e pilot projektit të lagjes “Dardania” për ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave.

Marrëveshjen e mirëkuptimit me përfaqësuesit e kësaj kompanie e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Përmes kësaj marrëveshje kompania”Schafer” ka shprehur gatishmëri që ta implementoj këtë pilot projekt, ku do të financoj konteinerë të kapacitetit 240 litra për lagjen “Dardania” dhe të kapacitetit 1.1 M3, që kapin vlerën e afro 50 mijë eurosh, derisa Komuna participin me shumën prej 5 mijë eurosh.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vije pas vizitës treditore në Gjermani të nënkryetarit të Komunës, Rexhep Kadriu dhe drejtorit për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, të cilët kanë vizituar edhe disa kompani të tjera, duke parë nga afër procesin e ndarjes së mbeturinave nga pikat e shtëpisë deri tek riciklimi dhe përpunimi i tyre.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kompaninë “Schafer” ka marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik gjerman, ku janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit, mbështetjes dhe nevojave që ka Komuna e Gjilanit në fusha të ndryshme, e sidomos në atë të ambientit.

Vlen të përmendet se Komuna e Gjilanit paraprakisht ka bërë një pilot projekt bashkë me GIZ-in gjerman për lagjen “Dardania” për aspektin e ndarjes mbeturinave.

Ky është pilot projekti i parë në nivel vendi i kësaj natyre, i cili pritet të implementohet në fund të muajit qershor, i cili ka impakt në zhvillim ekonomik lokal. /2L ONLINE/